Deco mohon zërat për rikthimin e Neymar-it te Barcelona

Deco mohon zërat për rikthimin e Neymar-it te Barcelona

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka hedhur poshtë pretendimet për një rikthim të mundshëm të Neymar-it në ‘Camp Nou’

Sipas medieve të huaja, agjenti i Neymar-it, Pini Zahavi, ka qenë në bisedime me Barcelonën dhe me Deco-n për një rikthim të mundshëm të asit brazilian tek katalanasit.

Megjithatë, në një deklaratë për “El Chiringuito”, Deco mohon mundësinë e rikthimit të Neymar-it në Barcelonë.

“Unë e mbështes Neymar-in. Dua që ai të jetë i lumtur dhe ekipi i tij ka nevojë për të. Çdokush që e do futbollin dëshiron të shohë një Neymar të lumtur”, ka thënë Deco.

“Ney është një lojtar i rëndësishëm. Mendoj se nëse një ditë një situatë e tillë do të ndodhte, do të ishte diçka e mirë për të dhe për ne. Neymar ishte një fenomen që kaloi nga këtu. Ai bëri atë që bëri dhe fitoi atë që fitoi. Këto histori nuk përsëriten. Mund të ndodhë, nuk i dihet… Por mendoj se ky nuk është momenti që Barcelona të mendojë për Neymar-in, e as Neymar të mendojë për këtë”, ka theksuar Deco.

Neymar në janarin që lamë prapa është rikthyer tek Santosi pas aventurës në Arabinë Saudite.

Share This