Deco: Messit do t’i bëhet ndeshja e lamtumirës, ja pse nuk e morëm Neymarin
Deco, drejtor sportiv i Barcelonës, ka shqyrtuar aktualitetin e klubit katalanas dhe merkaton e fundit të verës në një intervistë për median braziliane “Lance”.
Rikthimi i mundshëm i Messit apo i Neymarit, marrëdhënia e tij me Xavin dhe shumë tema të tjera me interes te Barça, të cilave portugezi nuk iu shmang në asnjë moment.
Leo Messi: “Kam qenë mik me Leon për një kohë të gjatë. Çështja e tij për të shkuar në Shtetet e Bashkuara ishte diçka që ishte planifikuar për një kohë të gjatë.
Ajo që ndryshoi ishin ato dy vjet në PSG, që ndoshta duhet të kishin qenë edhe dy vjet të tjerë në Barcelonë. Unë nuk isha në bisedime (për rikthimin e Messit). Natyrisht, Messi është një nga idhujt më të mëdhenj në historinë e klubit. Ai është i lumtur tani dhe kjo është ajo që mendoj unë. Rikthimi në Barcelonë do të ishte diçka spektakolare, sepse ai është lojtari më i mirë në histori, por gjërat përfunduan kështu dhe ai është i lumtur. Kjo është ajo që ka më shumë rëndësi.”
Nderimi i Leos: “Unë mendoj se do të ketë një ndeshje lamtumire, por ndoshta në stadiumin e ri, kur të jetë gati. Ai do të jetë gjithmonë idhulli më i madh në historinë e klubit. Klubi kishte idhuj të mëdhenj, si Cruyff, Ronaldo, por ai ndoshta është më i madhi nga të gjithë. Ai patjetër do të luajë një ndeshje lamtumire për Barcelonën. Ai është duke luajtur dhe shpresoj të luajë edhe për shumë vite, sepse njerëzit që e duan futbollin, do të jenë të lumtur ta shohin sa më gjatë në fushë”.
Neymar dhe rikthimi i tij i mundshëm: “Ka pasur biseda me menaxherin e tij. Por e vërteta është se nuk ecën këto bisedime. Kemi çështjen e “Fair Play” financiar që kushtëzon shumë, por situata e Neymarit nuk u finalizua kurrë. Neymar kishte një rrogë shumë të lartë, ai kishte oferta nga klube në Arabinë Saudite. Ishte shumë e vështirë për ta rikthyer Neymar në skenarin aktual. Është e qartë se ai do të përshtatej te Barcelona, por nuk kishte kurrë një mundësi reale, përtej dëshirës që kisha për t’u kthyer nga Barcelona”.
Marrëdhënia e tij me Xavin: “Barcelona është një klub shumë i madh, kështu që çdo ditë ka diçka për të bërë. Tani kemi shumë lojtarë të lënduar. Kjo verë ka qenë shumë komplekse. Nuk ishte një dritare e lehtë, sepse kishim kufizimet e “Fair Play”-it Financiar që na detyronin të ishim inteligjentë kur i afroheshim tregut. Kam një marrëdhënie fantastike me Xavi dhe gjërat kanë shkuar shumë mirë.” /SS/