Deco insiston për transferimin e supertalentit të Portos
Drejtori Sportiv i Barcelonës, Deco po insiston që të arrijë marrëveshje për talentin e Portos, Cardoso Varela.
Sipas medieve spanjolle, talenti 16-vjeçari dhe agjenti i tij pak ditë më parë janë takuar me drejtorin sportiv të Barçës Decon.
Agjenti i Varela-s, Andy Bara njëherit përfaqëson edhe yllin e katalonasve, Dani Olmo.
Varela thuhet se ende nuk ka nënshkruar kontratë profesionale me Porton, kështu që lojtari mund t’i bashkohet Barcelonës.
Madje, siç raportohet, lojtari i Portos pëlqen transferimin tek ‘Blaugranat’.
Krerët e Barçës mësohet se janë në negociatat të vazhdueshme me agjentin e Varela-s, të cilin katalonasit synojnë ta transferojnë në ‘Camp Nou’.