Deco flet për përballjen Barcelona-Napoli

Deco flet për përballjen Barcelona-Napoli

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka folur për shortin e Ligës së Kampionëve.

“Blaugranat” do të përballen me Napolin në 16-të e finales së ligës më të madhe evropiane.

Deco e pranon se përballja me “napolitanët” nuk do të jetë e lehtë, por ai shpreson se Barcelona do ta eliminojë skuadrën italiane.

“Shpresoj që të mos jetë lojë shumë e vështirë. Napoli e ka fituar një kampionat, ka lojtarë të rëndësishëm si edhe ka traditë në këso ndeshje”, tha ai.

“Do të jenë ndeshje të rëndësishme përballjet me Napolin. Faktori ‘Maradona’ do të ndihet”, ka theksuar ai.

Share This