Debutim ëndrrash për Albion Rrahmanin në Champions
Sulmuesi kosovar i Sparta Pragës, Albion Rrahmani ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme në Ligën e Kampionëve.
Ylli i Kombëtares së Kosovës, ka shënuar gol në duelin Sparta Pragë-Malmo, ndeshje kjo kthyese e play-off-it në elitën e futbollit evropian.
Ish-futbollisti i Ballkanit, Cluj dhe Rapidit, u futë në lojë në pjesëlojën e dytë dhe në minutën e 83-të shënoi gol për ta ngritur epërsinë e Spartës në 2-0.
Sparta është kualifikuar në Ligën e Kampionëve pasi ka triumfuar edhe në duelin e parë me rezultat 0-2 dhe me rezultatin e përgjithshëm prej 4-0, klubi çek shkon në fazën e grupeve në ligën më të madhe evropiane.
Në finish të kësaj sfidë në lojë edhe inkuadruar edhe Ermal Krasniqi një tjetër kosovar, derisa Qazim Laçi ishte titullar tek Sparta.