De Zerbi, trajner i ardhshëm i Bayern Munich?
Trajneri i Brightonit, italiani Roberto De Zerbi raportohet se është kandidat për të marrë drejtimin e Bayern Munich.
Gjermani Thomas Tuchel duket se në fund të këtij sezoni, do të largohet nga kreu i bankinës së “Bavarezëve”.
De Zerbi, i cili po bën pune të madh me Brightonin, sipas medieve gjermane, është opsion i mundshëm për të marrë ‘timonin’ e gjigantit gjerman.
Italiani me Brightonin, ka kontratë deri në verën e vitit 2026, por, siç raportohet, ai mund të jetë pasues i Tuchel.
Madje, thuhet se Bayern është gati të paguajë klauzolën në vlerë 14 milionë euro për De Zerbin.
Ndryshe, kandidatë të mundshëm për trajner të ardhshëm të Bayern Munich janë edhe Xabi Alonso (Bayer Leverksuen) dhe Zinedine Zidane, ky i fundit ende është i papunë nga koha kur u largua nga Real Madridi.