De Zerbi: Kloppi është një nga trajnerët më të mirë në botë
Brightoni dhe Liverpooli kanë përfunduar në barazim në një ndeshje spektakolare të dielën.
Ka qenë një spektakël në Premier League me dy skuadrat që kanë realizuar nga dy gola dhe rezultati përfundimtar ishte 2-2.
Ishte një moment i diskutueshëm në ndeshje, ku trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi ishte i nervozuar që nuk u rishikua VAR dhe Klopp u afrua ta qetësonte atë.
“Unë e dua Klopp. Ai mund të bëjë çfarë të dojë. Kam një respekt të madh, e konsideroj një nga trajnerët më të mirë në botë. Më pëlqen sjellja e tij. Kur ai thotë diçka, 99 për qind të rasteve jam dakord me të”, deklaroi De Zerbi.
De Zerbi thotë se mendon që u dëmtuan me një penallti në përballje ndaj Liverpoolit dhe ai ishte momente që shpërtheu.
“Në atë situatë, mendoj se kishte një penallti të pastër. I thashë gjyqtarit, mendoj, në një mënyrë të mirë atë që kam menduar në këtë moment. Unë mendoj se kishte një penallti, por nuk kishte një faull nga Trent Alexander-Arnold për goditjen e lirë kur shënuam golin e dytë. Unë jam i sinqertë. Jurgenit i thashë mendimin tim”, tha De Zerbi.