De Rossi: Shikoni çfarë kualiteti ka Interi

De Rossi: Shikoni çfarë kualiteti ka Interi

Interi është sfida e radhës për Romën e Daniele De Ross-it.

“Romakët” janë këndellur nën drejtimin e ikonës së klubit të tyre.

De Rossi, i cili pak ditë më parë mori drejtimin e Romës duke zëvendësuar Jose Mourinhon, ka folur për duelin me liderin e tabelës, Inerin.

Tekniku italian e pranon se dueli me Zikaltërit, do të jetë një sfidë e vështirë, sepse sipas tij, Interi është skuadër më kualitet të madh.

“Për mua është avantazh të kem lojtarë të zotë në mesin e fushës por shikoni çfarë kualiteti ka tek Interi. Zikaltërit mbajnë në stol Asllanin e Fratessin që në çdo skuadër tjetër do të ishin titullar”, ka thënë De Rossi.

Interi aktualisht kryeson elitën italiane me 57 pikë, kurse, Roma ndodhet në vendin e pestë me 38 sosh.

Share This