De Rossi pas humbjes nga Leverkuseni: Ishte nata e tyre

De Rossi pas humbjes nga Leverkuseni: Ishte nata e tyre

Pas humbjes kundër Bayer Leverkusen, trajneri i Romës, Daniele De Rossi, duke folur për ‘Sky’, beson se skuadra e tij, ende ka shanse për t’u kualifikuar në finalen e madhe të Ligës së Evropës.

‘Romakët’ u mposhtën të enjten mbrëma në ‘Olimpico’ nga Leverkuseni (0-2), në gjysmëfinalen e parë të kësaj ligë evropiane.

Tekniku italian thotë se Roma luajti kundër një ekip të fortë. Megjithatë, ai shpreson se Roma mund ta përmbys rezultatin në sfidën kthyese që do të luhet në Gjermani.

“Ne luajtëm kundër një ekipi të fortë. Ne ishim të nxituar pas golit. Më pëlqeu pjesa e parë. Të gjithë së bashku do të japim më të mirën në ndeshjen e kthimit. Mund të kishim bërë gjëra më të mira. Në sekondën e fundit patëm një mundësi të pabesueshme. Ishte nata e tyre, është viti i tyre”, ka thënë De Rossi.

“Unë ende besoj. Padyshim që do të jetë e vështirë, por le të mos dorëzohemi”, ka pohuar tekniku italian.

Share This