De Rossi: Jo të gjithë besuan se mund të rikthehemi në garën për Champions

De Rossi: Jo të gjithë besuan se mund të rikthehemi në garën për Champions

Trajneri i Romës, Daniele De Rossi, ka thënë se është i lumtur me fitoren ndaj Sassuolo-s.

“Romakët” mundën Sassuolo-n (1-0), të dielën duke bërë hapin e madh në garën për zonën e Champions-it.

Strategu italian tha se është shumë më e rëndësishme të fitohet çdo ndeshje. Sipas tij, në fillim jo të gjithë besuan se ne mund të rikthehemi në garën për në Ligën e Kampionëve.

“Është thelbësore të fitosh çdo ndeshje sepse në fillim jo të gjithë besuan se ne mund të rikthehemi në Champions”, ka thënë De Rossi.

“Sassuolo ishte e mirë, por ne ishim pak më të mirë. Nga njëherë një lojtar kampion mjafton për ta fituar lojën dhe kështu ndodhi”, ka theksuar De Rossi.

Pas kësaj fitore, Roma është e pesta 51 pikë, tri me pak se Bologna në pozitën e katërt, pozitë kjo që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Share This