De Rossi, elozhe për Dybalan: Po tregon talentin, është lojtar shembull

De Rossi, elozhe për Dybalan: Po tregon talentin, është lojtar shembull

Pas fitores së thellë (1-4) të arritur ndaj Monzës, Daniele De Rossi i gëzohet rezultatit dhe renditjes.

“Sot luajtëm më mirë se në ndeshjen e fundit. Ky ekip po kupton atë që dua. Djemtë e dinë që duhet të vrapojnë, të përkushtohen dhe të lëvizin edhe pa top. Unë përpiqem të vendos një ekip sulmues në fushë, sepse e di që kam lojtarë që mund të shënojnë gola në çdo kohë.

Dybala? Ai po tregon të gjithë talentin e tij në fushë. Ai është një lojtar ndryshe, një shembull.

Futbollistët kanë cilësi që duhen respektuar dhe shfrytëzuar. Mundohem ta organizoj lojën në atë mënyrë që topi të kalojë shpesh nga këmbët e sulmuesve dhe ndoshta sa më afër portës së kundërshtarit.

Përpiqem të jem i sinqertë, i drejtpërdrejtë dhe të them të vërtetën kur shoh diçka që nuk më pëlqen. Pastaj jam trajner dhe bëj zgjedhje. Djemtë janë fantastike, pastaj në dhomat e zhveshjes kam gjetur edhe disa nga ish-shokët e mi të skuadrës që po më ndihmojnë”.

Share This