De Ligt kundër Tuchel: Nuk e kuptoj pse nuk luaj

De Ligt kundër Tuchel: Nuk e kuptoj pse nuk luaj

Çështja De Ligt ka shpërthyer zyrtarisht te Bayern.

Ish-mbrojtësi i Juventusit është përdorur vetëm për 10 minuta në dy ndeshjet e fundit. Në fakt, Tuchel duket se preferon dyshen Upamecano dhe Kim.

Holandezi shprehu mosmarrëveshjen e tij me zgjedhjet e trajnerit gjerman në konferencën për shtyp:

“Pse nuk luaj nga minuta e parë? Shiko, nuk e kam idenë, duhet ta pyesni trajnerin. Unë po bëj gjithçka që ai thotë dhe gjithashtu luaj edhe në mesfushë vetëm për dhjetë minuta.Nuk e kuptoj por ai nuk më ka borxh asnjë shpjegim. E vetmja gjë që mund të bëj është të punoj dhe të përmirësohem në fushë. Pjesa tjetër është punë e trajnerit dhe është ai që merr vendimet “.

Christoph Freund, drejtor sportiv i klubit bavarez, foli për situatën e De Ligt për Bild:

“Matthjis është një lojtar me të vërtetë i rëndësishëm për ekipin. Kemi tre qendërmbrojtës të klasit botëror, do të na duhen të gjithë. Natyrisht situata nuk është e lehtë për të për momentin, por jam i bindur se do të luajë shumë ndeshje në muajt e ardhshëm. Ai gjithmonë jep maksimumin në stërvitje”.

Share This