De Laurentiis: Po nisim një cikël të ri te Napoli
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka folur për gazetarët në Rijad të Arabisë Saudite, aty ku skuadra e tij do të zhvillojë ndeshje e fazës finale të Superkupës së Italisë bashkë me Fiorentinën, Lazion dhe Interin.
“Kemi kuptuar se pas titullit të fituar kishim nevojë për një “restart” dhe tashmë po e bëjmë duke kërkuar në merkato lojtarë të vlefshëm si për të tashmen edhe për të ardhmen. Ambicia jonë është që të rikthehemi menjëherë në majë, duke nisur një cikël të ri. Nga viti 2004 deri më sot kemi treguar që Napoli mund të jetë fitues dhe duam që të jemi sa më shpejt. Duhet të rikthejmë Napolin në binarë”, ka thënë mes të tjerash presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis.