De la Fuente: Na pret një finale e furishme Spanjë-Angli
Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, pret një finale të furishme kundër Anglisë në Euro2024 në Berlin të dielën.
“Do të jetë një spektakël i madh dhe ne po e presim me shpresë të madhe”, tha ai në një video-mesazh nga Federata Spanjolle e Futbollit.
Spanja, e cila në çerekfinale mposhti Gjermaninë mikpritëse, rezervoi një biletë për në finale pas fitores 2-1 ndaj Francës, ndërsa Anglia shënoi në kohën e fundit për të mposhtur Holandën 2-1.
Spanja po synon një titull rekord të katërt në Euro pas triumfeve në 1964, 2008 dhe 2012.
Kjo është hera e parë që nga viti 1996 që Spanja dhe Anglia takohen në një turne të madh.
Yjet e rinj të Spanjës, Lamine Yamal dhe Nico Williams, dhe talenti kryesor i Anglisë, Jude Bellingham, nuk kishin lindur ende në 1996.
De la Fuente e përshkroi Anglinë si një ekip të fortë me lojtarë të mëdhenj.
”Në finale do të përplasen sisteme shumë të ndryshme të lojës”, tha ai.
“Anglia është fizikisht shumë e fortë. Ne duam të imponojmë stilin tonë, të dominojmë lojën dhe të përpiqemi të mos bëjmë asnjë gabim”, shtoi De la Fuente.