De Jong: Barcelona mund të garojë për titullin e La Liga-s

De Jong: Barcelona mund të garojë për titullin e La Liga-s

Mesfushori i Barcelonës Frenkie de Jong mund të garojë për titullin e La Liga-s.

Holandezi zhvilloi paraqitjen e 200-të në klube në mesjavë ndaj Unionistas, ku skuadra e Xavi Hernandezit siguroi kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Mbretit.

De Jong së fundmi i pyetur për problemet te Barcelona, sidomos pas humbjes në “El Clasico” thotë se ende asgjë s’ka mbaruar dhe mund të luftojnë për titullin kampion.

“Real Madrid e meritoi Superkupën, por kjo nuk nënkupton që sezoni ynë mund të shkoj keq”.

“Kemi humbur pikë të panevojshme dhe duhet të përmirësohemi. E dimë këtë. Kemi kualitetin, por vuajmë disa herë nga koncentrimi”.

“Fitimi i La Liga-s varet edhe nga Real Madrid dhe Girona, por kemi një skuadër që nëse përmirësohemi atëherë kemi një shans për t’i fituar ndeshjet e mbetura. Ende mund të luftojmë për La Liga”, deklaroi holandezi për “Marca”, shkruan nacionale.

Barcelona do të ketë një orar të ngjeshur deri në fundin e muajit, me katër ndeshje të mbetura deri në fund duke nisur nga udhëtimi te Real Betisi më 21 janar 2023.

Share This