De Biasi: Do të isha i kënaqur nëse do ta drejtoja Kosovën
Trajneri i njohur italian, Gianni De Biasi, në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, ka folur rreth zërave për të marr drejtimin e Kombëtares së Kosovës.
“Dardanët” pas largimit të Primoz Gliha-s ende nuk kanë gjetur “timonierin” e ri.
Në mesin e disa emrave që mund të marrin drejtimin e Kombëtares sonë, është edhe ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, i cili kishte bërë historinë duke e dërguar për herë të parë skuadrën kuqezi në Kampionatin Evropian.
Strategu italian tha se nuk është kontaktuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, por ai thotë se është i gatshëm të marrë drejtimin e Kosovës.
“Nuk ka asnjë kontakt zyrtare. E kam takuar presidenti Ademi në Shqipëri, por nuk kemi biseduar për këtë çështje. Nëse do ta drejtojë Kosovën do të isha i kënaqur”, tha De Biasi.
Ai thotë se Kombëtarja e jonë, ka skuadër me potencial të mirë. De Basi thekson së do të dëshironte që të bëjë të njëjtë rrugë që e kishte bërë më parë me Shqipërinë.
“Është një skuadër shumë e mirë dhe që ka potencial. Do të doja të shumë të përshkruaj të njëjtën rrugë që e kam bërë më Shqipërinë. Natyrisht se në futboll nuk është gjithçka e arritur, por premisat ekzistojnë për diçka të mirë”, ka thënë ai.
Ai ka folur edhe për kualifikueset e Kosovës në EURO 2024, ku Kosova dështojë të kualifikohet në “Gjermania 2024”. Sipas tij, Dardanët mund të kishin bërë më shumë, por sipas De Biasit, fillimi i ciklit ishte i vështirë për Kosovën.
“E pati pak vështirë në fillim, e dyta ishin ekipe të forta në grup, por mund të bëhej më shumë. Me grupin e lojtarëve që ka Kosova, sigurisht se mund të arrihej më shumë”, tha De Biasi.
Tutje tekniku italian është i bindur se Kosova mund të ecë përpara, sepse sipas tij, është një grup i mirë i lojtarëve. Ai thotë se Federata e Futbollit të Kosovës vendos për të trajnerin e ri të Kosovës. De Biasi shton se nuk është pyetje paraja.
“I njoh të gjithë lojtarët, edhe ata që nuk i njoh kam hyrë t’i shikojë. Kosova ka lojtarë të mirë dhe më një start të mirë dhe se vetëm duhet një shtyrje për ta çuara përpara. Duhet të shtyjmë skuadrën, duhet të shtyjmë federatën, zgjidhja është e tyre, sidoqoftë unë jam gati për të marrë drejtimin e Kosovës, por cilido trajner që të vjen është mirë të bëhet zgjidhja më e mirë. Nuk është problem paraja”, ka theksuar italiani, i cili se fundmi drejtojë Azerbajxhanin.
De Biasi ka folur edhe për Kombëtaren e Shqipërisë, e cila do të pjesë e Evropianit 2024. Kuqezinjtë janë në grup me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.
“Uroj më gjithë zemër që ta kalojnë grupin”, ka përfunduar De Biasi.