Davis, MVP i javës në Superligë
Justin Davis është njëri nga lojtarët më të dalluar të Pejës në këtë edicion dhe në elitën e basketbollit të Kosovës.
Ai ishte basketbollisti më i mirë në sfidën ndaj Golden Eagle Yllit, duke e mbyllur ndeshjen me 33 pikë e 14 kërcime, duke shtuar edhe katër asistime, ndërsa indeksin e ndeshjes e kishte 44, apo më të lartin e kësaj xhiro dhe njërën nga më të lartat në këtë edicion.
Sigal Prishtina shënoi fitore bindëse ndaj Istogut, kurse te bardhekaltrit më i miri në parket ishte qendra Fisnik Rugova me 21 pikë, 13 kërcime dhe një asistim.
Proton Cable Prizreni shënoi fitoren e radhës, kësaj radhe ndaj rivalit të qytetit, Bashkimit, ku më i miri ishte Desi Sills me 28 pikë, pesë kërcime e pesë asistime.
Sfidën kryesore të kësaj xhiro e fitoi Trepça, duke vazhduar formën e mirë dhe duke ndërprerë serinë pozitive të Vëllaznimit.
Te mitrovicasit u dalluan Drilon Hajrizi dhe Jordy Tshimanga. Hajrizi e mbylli ndeshjen me 15 pikë, dhjetë kërcime dhe katër asistime, kurse Tshimanga me 20 pikë, nëntë kërcime dhe një asistim.
MVP
Justin Davis (Peja) 33 pikë, 14 kërcime, 4 asistime, 44 indeksi
Fisnik Rugova (Sigal Prishtina) 21 pikë, 13 kërcime, 1 asistim, 33 indeksi
Desi Sills (Proton Cable Prizreni) 28 pikë, 5 kërcime, 5 asistime, 29 indeksi
Drilon Hajrizi (Trepça) 15 pikë, 10 kërcime, 4 asistime, 24 indeksi
Jordy Tshimanga (Trepça) 20 pikë, 9 kërcime, 1 asistim, 24 indeksi