Davies i lumtur me Rinovimin: Munich është shtëpia ime

Davies i lumtur me Rinovimin: Munich është shtëpia ime

Pas negociatave të gjata, Alphonso Davies ka rinovuar kontratën e tij me Bayern Munich.

Duke folur për faqen zyrtare të klubit bavarez, Davies u shpreh i lumtur që ka zgjatur qëndrimin e tij te gjiganti gjerman.

“Jam shumë i lumtur që kam rinovuar kontratën me këtë klub të madh. Erdha te Bayern kur isha 18 vjeç dhe thjesht doja të mësoja sa më shumë që të ishte e mundur për t’u bërë një nga më të mirët në pozicionin tim,” tha ai.

“Pres të fitoj shumë trofe me bavarezët. Munich është shtëpia ime. Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj të jetoj këtu,” theksoi Davies.

Ai është një nga lojtarët kryesorë të skuadrës së Bayern Munich.

Share This