Daut Haradinaj – Kurtit pas fyrjeve ndaj biznesmenëve: I them atij që këtë Peja nuk ka me duru!

Daut Haradinaj – Kurtit pas fyrjeve ndaj biznesmenëve: I them atij që këtë Peja nuk ka me duru!

Daut Haradinaj, kandidati për deputet nga koalicioni Kosova Fituese, ka thënë se kryeministri Albin Kurti shkon në Pejë dhe i ofendon me deklaratat e tij operatorët ekonomikë më të mëdhenj, duke përmendur Shkëlqim dhe Blerim Devollin, Ekrem Llukën dhe Ramiz Kelmendin.

Në tubimin e sotëm në Vitomiricë të Pejës, Haradinaj ka pohuar se kryeministri Albin Kurti e ka humbur rrugën e tij, dhe nuk e di se çfarë flet.

“Peja njihet se është fuqia ekonomike, operatorët më të mëdhenj të Kosovës janë pikërish në Pejë. Vetëm në qytetin e Pejës tre operatorë ekonomikë, siç është Ramiz Elkosi ETC, Shkëlqim dhe Blerim Devolli, Ekrem Lluka, kanë të punësuar më shumë se krejt Qeveria e Kosovës me të gjitha ndërmarrjet që i posedon. Prandaj, në të drejtë ai zotëria vjen në Pejë dhe i ofendon operatorët tanë. Sepse ia kemi dhënë besimin, sepse vendimin e parë që e ka kjo qeveri ka qenë anulimi i taksës 100 për qind për produktet serbe. Ata mendojnë se ka me u kthy sërish në Pejë Braqa Kariq, por jo se janë hale banditat këtu dhe ia kallxojnë vendin, si në kohën e 98-së dhe 99-së”.

“Ai jarani që e Qeverisë vendin, që i ka humbur rruga në oborr dhe nuk po e di as çka po flet, vend me ardh me i kallxu Pejës ose me i kërku falje Pejës që nuk e ka një projekt të vetëm që kishim mujt me u krenu si Dukagjin, ai vjen na fyen, poshtëron inteligjencën duke treguar shtosa e duke bërë hajgare me ne. Unë atij i them që këtë Peja nuk ka me duru”, ka thënë Haradinaj.

Share This