Datat e gjysmëfinaleve, Dortmundi dominon formacionin e më të mirëve
Real Madrid, Bayern Munich, PSG dhe Borussia Dortmund. Njëra nga këto skuadra do të fitojë Champions League, me finalen e madhe që do të zhvillohet në mitikun “Wembley” në datën 1 qershor.
Sa u përket gjysmëfinaleve, sfida e parë mes Bayernit dhe Realit do të luhet të martën e 30 prillit në tokën gjermane. Dueli i kthimit, të mërkurën e 8 majit në “Santiago Bernabeu”.
Gjysmëfinalja tjetër është Dortmund-PSG. Takimi i parë do të zhvillohet në “Signal Iduna Park” të mërkurën e 1 majit. Ndeshja e kthimit, gjashtë ditë më vonë në kryeqytetin francez.
Dortmundi dhe PSG ishin pjesë e grupit F, ku bënin pjesë edhe Milani dhe Newcastle. Kampionët e Francës fituan 2-0 në “Parc des Princes”. Në Gjermani nuk pati fitues (1-1).
Ndërkohë që është shpallur edhe formacioni më i mirë i çerekfinaleve të kthimit në Champions League. Dortmundi dominon me 4 futbollistë. Më pas PSG me tre dhe Reali e Bayerni me nga dy. /SS/