Dardanët zhvillojnë stërvitjen e fundit, gati për duelin me Islandën

Dardanët zhvillojnë stërvitjen e fundit, gati për duelin me Islandën

Kombëtarja e Kosovës në futboll, të mërkurën mbrëma ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes me Islandën.

Dardanët dhe islandezët do të përballen nesër mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ në sfidën e parë të ‘Play-off-it’ në Ligën e Kombeve, ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Sipas FFK-së stërvitja ka shkuar shumë mirë dhe së të gjithë lojtarët janë të gatshëm për duelin me Islandën.

“Të gjithë të gatshëm për ndeshjen e nesërme: Kosovë Islandë!

Forca Kosovë!”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Share This