
Dardanët zbarkojnë në Murcia, gati për sfidën e kthimit me Islandën
Kombëtarja e Kosovës në futboll para pak minutash ka zbarkuar në Murcia të Spanjës.
Dardanët të dielën në Murcia do të përballen me Islandën në ndeshjen kthyese të Play-Off-it në Ligën e Kombeve.
Sipas FFK-së, ekspedita e Kosovës ka ateruar në Murcia të Spanjës.
“Kombëtarja e Kosovës tashmë është në tokën spanjolle, e motivuar maksimalisht për duelin vendimtar. Objektivi është i qartë: të shkruajmë historinë me promovimin në Ligën B të Ligës së Kombeve!”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Kujtojmë së Kosova ka triumfuar të enjten mbrëma kundër Islandës (2-1) në ‘Fadil Vokrri’ në sfidën e parë të Play-Off-it’ duke bërë hapin e parë në garën për kualifikim në Ligën B të Ligës së Kombeve.