
Dardanët sot mbajnë stërvitjen e radhës para miqësoreve të qershorit
Kombëtarja e Kosovës në futboll, do të vazhdojë sot pasdite me stërvitjen e radhës para miqësoreve të qershorit.
Dardanët më 6 qershor do të përballen me Armeninë në ‘Fadil Vokrri’, kurse, tri ditë më vonë luajnë ndaj Komoreve poashtu në ‘Fadil Vokrri’.
Këto sfida do të shërbejnë si test i rëndësishëm për Dardanët, në prag të nisjes së kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026, ku janë në grup me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë.
Djemtë e Kombëtares sonë, dje nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda kanë zhvilluar stërvitjen e tretë, ku stërvitja ishte e karakterizuar me intensitet të lartë dhe përkushtim maksimal nga të gjithë futbollistët.
Në stërvitjen e djeshme përzgjedhësi Foda kishte në dispozicion të gjithë futbollistët, përfshirë edhe ata që munguan në seancat paraprake, dhe ka vazhduar të punojë me ekipin në ndërtimin e filozofisë së lojës që do të aplikohet në këto dy miqësore.
Seanca e sotëm do të mbahet në orën 17:00, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.