Dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit para sfidës me Rumaninë

Dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit para sfidës me Rumaninë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot pasdite do të zhvillojë stërvitjen e radhës para ndeshjes me Rumaninë.

Dardanët dhe rumunët do të ndeshen nesër mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e parë të edicionit të ri në Ligën e Kombeve.

Federata e Futbollit të Kosovës përmes një njoftimi, ka bërë më dije se Kosova në orën 17:30 do të mbajë stërvitjen e fundit para ballafaqimit me Rumunët, stërvitje që do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Paraprakisht përzgjedhësi i Kombëtares sonë, Franco Foda do të flas në një konferencën për media në orën 17:00.

Ndërkaq, në orën 18:15, Kombëtarja e Rumanisë do të mbajë konferencë për media, derisa rumunët stërvitjen e fundit para sfidës me Kosovën do të mbajnë në orën 19:00 në ‘Fadil Vokrri’.

Edhe Kombëtarja e Kosovës U21 do të zhvillojë stërvitjen e radhës para sfidës me Izraelin.

Dardanët e rinj seancën stërvitore do të mbajnë në Kampin Nacional në Hajvali.

Share This