Dardanet ‘shkelin’ Bullgarinë, ky është urimi i presidentit Ademi
Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka shënuar fitore kundër Bullgarisë, në ndeshjen vendimtare në Grupin 5 në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë është mbyllur me rezultat 5:1. Me këtë fitore, Dardanet e kanë siguruar kalimin në Ligën B të kësaj gare për edicionin e ardhshëm. Presidenti Ademi përgëzon vashat e Kosovës për suksesin e arritur
Numri një i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka përgëzuar Kosovën në konkurrencën e femrave për suksesin e arritur.
Postimi i plotë i Agim Ademit:
Dardanet promovohen në Ligën B në #UEFAËomensNationsLeague ✅️ 👏⚽️🇽🇰
Futbollistet e Kosovës patën një tjetër paraqitje të shkëlqyeshme në kuadër të Grupit 5 në Ligën C, duke e mposhtur Bullgarinë në ndeshjen vendimtare për promovim në Ligën B, me rezultat 5:1, në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Përgëzoj futbollistet dhe stafin në krye me përzgjedhësen Anneli Andersen për këtë sukses dhe për përkushtimin e madh gjatë ndeshjeve të kësaj gare.
Kjo është një arritje e madhe e futbollit të femrave dhe dëshmon punën e mirë që është bërë vitet e fundit.
Krenar me Ju Dardane! ⭐️
Forca Kosovë! 💪⚽️🇽🇰