Dardanët nisen drejt Andorrës, kërkojnë fitoren e parë

Dardanët nisen drejt Andorrës, kërkojnë fitoren e parë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot ka udhëtuar drejt Andorrës.

Dardanët nesër do të ndeshen me Andorrën në kuadër të kualifikueseve për Evropianin “Gjermani 2024”.

FFK përmes një njoftimi, ka konfirmuar se ekspedita e Kosovës është nisur drejt tokës së Andorrës.

Kombëtarja jonë në duel me Andorrën kërkon fitoren e parë në këto kualifikuese, derisa ka katër barazime.

Share This