Dardanet nesër udhëtojnë për në Slloveni
Kombëtarja e Kosovës U19 në konkurrencën e vajzave nesër do të udhëtojë drejt Sllovenisë, ku prej 8 deri më 14 nëntor do t’i zhvillojë ndeshjet kualifikuese për Evropianin “Lituania 2024”.
Kosova bën pjesë në Ligën B, në Grupin 3 dhe për të vazhduar rrugëtimin drejt Evropianit duhet ta fitojë grupin ose të jetë skuadra e pozitës së dytë me bilancin më të mirë.