
Dardanët në ‘Fadil Vokrri’ mbajnë stërvitjen e radhës
Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot pasdite do të mbajë stërvitjen e dytë para ndeshjeve të ‘Play-off-it në Ligën e Kombeve.
Dardanët do të përballen me Islandën më 20 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa ndeshjen e kthimit e luajnë më 23 mars në Murcia të Spanjës.
Kombëtarja jonë të hënën mbrëma ka zhvilluar seancën e parë në prag të këtyre dy sfidave tejet të rëndësishme për skuadrën tonë.
Atmosfera në kampin e kombëtares sonë, është mjaft e mirë.
Stërvitja e dytë do të mbahet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nga ora 16:00.