Dardanet munden nga Ukraina

Dardanet munden nga Ukraina

Kombëtarja e Kosovës në futboll në kategorinë e vajzave ka pësuar një tjetër humbje në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2025, pasi është mposhtur nga Ukraina me rezultatin 4-0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshja e pestë kualifikuese për Euro 2025 ka rezultuar e vështirë për vajzat e Kosovës, të cilat janë pjesë e Grupit B4. Pavarësisht përpjekjeve, skuadra e Kosovës nuk ia ka arritur t’i ndalojë sulmet e Ukrainës, duke pësuar një humbje të thellë.

Kjo humbje lë Kosovën në fund të grupit me zero pikë, ndërsa Kroacia kryeson me 9 pikë. Ndërkohë, uellsi dhe Ukraina ndajnë vendin e dytë me nga 8 pikë secila.

“Dardanet” do të përballen në ndeshjen e fundit të kualifikimeve me Uellsin në Llanelli.

Share This