Dardanët mbajnë stërvitjen e radhës, mungon Zhegrova

Dardanët mbajnë stërvitjen e radhës, mungon Zhegrova

Kombëtarja e Kosovës në futboll, të shtunën ka zhvilluar stërvitjen e radhës para miqësores me Norvegjinë.

Norvegjia dhe Dardanët do të ndeshen më 5 qershor në Oslo, në një ndeshje miqësore.

Sipas FFK-së, Dardanët e kanë mbajtur seancën e tretë stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali, në kuadër të grumbullimit për miqësoren e qershorit kundër Norvegjisë.

“Përzgjedhësi Franco Foda, ka vazhduar të përqendrohet në aspektin taktik, duke punuar intensivisht në fazën e sulmit e mbrojtjes si dhe në tranzicionin e këtyre dy fazave gjatë lojës. Në stërvitje për shkak të një shqetësimi të vogël ka munguar Edon Zhegrova, derisa stërvitjen para kohe e ka ndërprerë edhe kapiteni Amir Rrahmani, në konsultim me stafin mjekësor, pasi ka ndjerë shqetësim të vogël”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Stërvitjen e radhës Dardanët e zhvillojnë nesër në orën 11:00.

Share This