Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit, gati për duelin me Azerbajxhanin
Basketbollistët e Kosovës të shtunën mbrëma kanë mbajtur stërvitjen e fundit në Baku para duelit me Azerbajxhanin.
Azerbajxhani dhe Kosova do të ndeshen nesër në kuadër të Parakualifikueseve evropiane për Kupën e Botës FIBA 2027.
Sipas FBK-së, stërvitja ka shkuar sipas planit dhe nuk ka lëndime, para sfidës që do të zhvillohet nesër në mesdite.
“12shja nuk ka ndryshuar nga ndeshja me Irlandën dhe atmosfera në ekipin e Kosovës është shumë e mirë”, thuhet në njoftimi e FBK-së.
Kujtojmë se Kosova të enjten mundi Irlandën 83:75.
Sfida ndaj Azerbajxhanit fillon në orën 14:00 me kohë të Azerbajxhanit dhe 11:00 sipas kohës në Kosovë.