Dardanet kryejnë stërvitjen e fundit, gati për duelet me Estoninë

Dardanet kryejnë stërvitjen e fundit, gati për duelet me Estoninë

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave ka zhvilluar sot stërvitje në Kampin Nacional në Hajvali, para udhëtimit në Talin.

Dardanet do t’i zhvillojnë dy ndeshje miqësore kundër Estonisë më 28 qershor dhe më 1 korrik.

Këto ndeshje do të shërbejnë si fazë testuese para përballjeve të “play off”-it të Ligës së Kombeve, ku Kosova për kundërshtare do ta ketë Turqinë.

Share This