Dardanët e rinj sot sfidojnë Spanjën
Pas fitores ndaj Austrisë, Kombëtarja e Kosovës U19, sot do të përballet me gjigantin evropian, Spanjën.
Spanjollet dhe Dardanët do të masin forcat në kuadër ‘Elite Round’ për kualifikimin në Kampionatin Evropian.
Të besuarit e Adil Maliqit në duel me Spanjën, hynë me motivin e madh pas fitores ndaj Austrisë pak ditë më parë.
Kombëtarja jonë synon rezultat pozitiv edhe në duel me spanjollët, edhe pse në letër këta të fundit konsiderohen favorit.
Në grupin 1, Kosova ndodhet bashkë me Austrinë, Spanjën dhe Slloveninë.
Ndeshja Spanja-Kosova fillon në orën 16:00.