Dardanët e rinj sot përballen me Bullgarinë
Kombëtarja e Kosovës në futboll U21, sot do të përballet me Bullgarinë, në kuadër të kualifikueseve për Evropianin 2025.
Bullgari-Kosovë luhet në stadiumin “Aleksandar Shalamanov” në Bullgari, në një sfidë të rëndësishme në garën për kualifikim në EURO 2025.
Të besuarit e Afrim Torëvlanit, synojnë të marrin rezultat pozitiv në një ndeshje e cila pritet të prodhojë një sfidë interesante.
Dardanët në këtë takim vijnë pas dy humbjeve radhazi ku u mposhtën në Prishtinë nga Gjermania dhe në udhëtim tek Polonia.
Kujtojmë se aktualisht grupin e kryeson Gjermania me gjashtë pikë, aq sa ka edhe Polonia në pozitën e dytë, derisa Bullgaria është e treta me katër pikë, kurse Kosova zë vendin e katërt me tre sosh. Estonia me 1 dhe Izraeli pa pikë janë në dy vendet e fundit.
Ndeshja Bullgari-Kosovë fillon në orën 17:30.