Dardanët e rinj sonte përballen me Belgjikën

Dardanët e rinj sonte përballen me Belgjikën

Pas një udhëtimi të gjatë, Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll, ka arritur të martën në Lokeren të Belgjikës.

Prej të mërkurës deri të premten hendbollistët e rinj të Kosovës do të paraqiten në turneun ndërkombëtar “4 Nations Handball Trophy”.

Paraqitja në këtë turne vlerësohet me rëndësi shumë të madhe për zhvillimin e kësaj gjenerate, që për herë të parë do të ketë sfida serioze ndërkombëtare.

Të mërkurën prej orës 20:00, “Dardanët” luajnë ndaj Belgjikës. Të enjten prej orës 18:00 është ndeshja Kosova – Luksemburgu, derisa ndeshja e fundit është të premten prej orës 10:00, ku Kosova U18 sfidon Poloninë.

Kjo gjeneratë ka pasur disa grumbullime të përbashkëta, ndërsa ekipi pritet të marr formë gjatë qëndrimit në Belgjikë.

Share This