Dardanët e rinj nesër luajnë miqësoren kundër Maqedonisë së Veriut

Dardanët e rinj nesër luajnë miqësoren kundër Maqedonisë së Veriut

Kombëtarja e Kosovës 21 në futboll, nesër luan miqësoren kundër Maqedonisë së Veriut.

Dardanët e rinj dhe Maqedonia e Veriu, brenda pak ditësh do të zhvillojnë dy ndeshje në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet e Kampionatit Evropian që do të fillojnë në muajin shtator.

Sfida e parë mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut luhet nesër në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ dhe fillon në orën 19:00.

Federata e Futbollit e Kosovës ka konfirmuar se hyrja në këtë ndeshje do të jetë falas, me qëllim që sa më shumë tifozë të jenë të pranishëm për të përkrahur Dardanët e rinj në duel me Maqedoninë e Veriut.

Share This