Dardanët e rinj ndalin Gjermaninë
Kombëtarja e Kosovës U21 e ka ndalur Gjermaninë, duke luajtur pa gola, ndeshje kjo e zhvilluar të enjten mbrëma në Gjermani në kuadër të Grupi D të kualifikueseve për EURO 2025.
Dardanët nuk u mposhtën në duel me gjermanët, në një ndeshje tejet të luftuar kundër favoritit të grupit.
Aktualisht djelmoshat e drejtuar nga Afrim Tovërlani kanë grumbulluar 9 pikë, teksa kanë edhe tri ndeshje të tjera për t’i zhvilluar.