Dardanët e rinj mundën nga Shqipëria
Kombëtarja e Kosovës U19 e ka humbur miqësoren ndaj Shqipërisë U19, me rezultat 2-0, të enjten në stadiumi “Egnatia Arena”, Rogozhinë.
Dueli vëllazëror, ka dhuruar një sfidë të kënaqshme, derisa ishte Flavio Sylejmani që realizoi dygolësh në fitoren e kuqezinjve.
Kosova tentoi të këndellet me disa sulme të shpejta, por që assesi nuk ia doli që të paktën njëherë ta dërgojë topin në rrjetë.
Shqipëria triumfon në miqësoren e parë ndaj Kosovës, derisa miqësorja e dytë do të luhet dy ditë më vonë.
Kësisoj, Shqipëria fiton miqësoren e parë, ndërsa miqësorja e dytë zhvillohet dy ditë më vonë në të njëjtin stadium, me fillim nga ora 10:00.