Dardanët e rinj mposhtin Izraelin, rrisin gjasat për kualifikim

Dardanët e rinj mposhtin Izraelin, rrisin gjasat për kualifikim

Kombëtarja e Kosovës U21, ka arritur fitore të madh në udhëtim tek Izraeli duke triumfuar me rezultat 0-1, sfidë kjo e luajtur të martën mbrëma.

Dardanët e rinj bën paraqitje mjaft të mirë duke arkëtuar pikët e plota nga ky udhëtim dhe duke rritur gjasat për kualifikim në EURO 2025.

Milot Avdyli shënoi një gol të bukur për fitoren e Kombëtares sonë, e cila tani ka 12 pikë në vendin e katërt, aq sa ka edhe Bullgaria, derisa Gjermania dhe Polonia U21 renditen në pozitat një dhe dy, me 22 – respektivisht 18 pikë.

Kosova U21 në përballjen e radhës do të jetë mysafir i Estonisë U21, pas vetëm pesë ditëve, ku mbesin favorit i padiskutueshëm.

Share This