Dardanët e rinj mposhtin Bullgarin në një ndeshje dramatike, kalojnë në gjysmëfinale
Olt Kabashi priti një penallti në minutën e 59-të, ndërsa bëri dy pritje tjera në minutën e 60-të për ta udhëhequr Kosovën U18 drejt fitores ndaj Bullgarisë.
Kosova e fitoi 35:33 ndeshjen dramatike ndaj Bullgarisë, të mërkurën në fazën grupore të IHF Trophy për zonën evropiane.
Me fitore, Kosova U18 u kualifikua në gjysmëfinale nga vendi i parë në grupin B. Të martën Kombëtarja jonë e mposhti Moldavinë.
Ndeshja me bullgarët ishte e fortë dhe e hapur deri në fund. Kabashi ishte më meritori, ndërsa më efikasi ishte Olsi Mulaj me 12 gola. Nga 6 i shënuan Amar Muqolli e Granit Kadiri.
Tani Kombëtarja jonë pret kundërshtarin e gjysmëfinales.