Dardanët e rinj kualifikohen në “Elite Round”
Kombëtarja e Kosovës U19, ka ndarë pikët me Sllovakinë (2-2), të martën në ndeshjen e luajtur në kuadër të kualifikimeve për Evropianin “Lituania 2024”.
Dardanët e rinj më këtë barazim, janë kualifikuar në “Elite Round” për Evropianin e ardhshëm.
Pas barazimit me Sllovakinë (1:1) dhe fitores bindëse ndaj Ukrainës (4:0), Kosova barazoi në ndeshjen e tretë kundër Maltës (2:2).
Eliot Bujupi (39’) dhe Dior Gërbovci (42’), shënuan për Kosovën, ndërkaq, Fenech (6’) dhe Caruana (82’), realizuan për Maltën.
Pas këtij barazimi, Kosova renditet e dyta me pesë pikë të tubuara nga tri ndeshje të zhvilluara, një më pak se kryesuesi Ukraina.