Dardanët e rinj kryejnë stërvitjen e fundit para sfidës me Gjermaninë
Kombëtarja e Kosovës U21 ka përfunduar stërvitjen zyrtare para ndeshjes së nesërme kundër Gjermanisë.
Gjermania dhe Kosova do të përballen në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2025. Dardanët bëjnë pjesë në Grupin D.
Të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë dhe të gatshëm për këtë sfidë të madhe.
Dëshira për t’i treguar vlerat e ekipit është e madhe dhe të gjithë në kampin e Kombëtares U21 shpresojnë në rezultat pozitiv.