Dardanët e rinj humbin miqësoren me Turqinë

Dardanët e rinj humbin miqësoren me Turqinë

Kombëtarja e Kosovës U21 është mundur nga Turqia, me rezultat 2-1, të premten në miqësoren e luajtur në stadiumin “Alanya Oba Stadium” në Turqi.

Turqit pas dhjetë minutave lojë përmes Izzet Çelik kaluan në epërsi prej 1-0.

Megjithatë, Dardanët e rinj u rikthyen në lojë me golin e Leon Frokaj (33’).

Golin e fitores për Turqinë U21 e shënoi Semih Kiliçsoy nga penalltia në minutën e 69-të.

Kujtojmë se Kosova do ta zhvillojë miqësoren e dytë të martën me Moldavinë.

Share This