
Dardanët e rinj fitojnë miqësoren kundër Moldavisë
Kombëtarja e Kosovës U21 e ka fituar miqësoren kundër Moldavisë.
Moldavia dhe Dardanët e rinj u përballen të martën në Belek të Turqisë në një ndeshje miqësore.
Të besuarit e Afrim Tovërlanit bën paraqitje më të mirë se moldavët duke krijuar më shumë raste dhe duke shënuar dy gola përmes Medin Gashit dhe Kevin Krasniqit.
Kujtojmë se Kosova ka disa ditë që ndodhet në kampin stërvitor në Antalia, derisa miqësoren e parë kombëtarja jonë e kishte humbur nga Turqia, me rezultat 2-1.