
Dardanët e rinj barazojnë me Maqedoninë e Veriut
Kombëtarja e Kosovës në futboll U21, ka barazuar pa gola (0-0) në miqësoren e parë ndaj Maqedonisë së Veriut U21.
Dardanët e rinj dhe Maqedonia e Veriut u përballen të mërkurën mbrëma në ‘Fadil Vokrri’.
Kjo miqësore solli një ndeshje mesatare dhe me pak raste për gola.
Miqësorja e dytë mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të luhet këtë të shtunë në Shkup nga ora 15:00.