Dardanet e reja në grup me Finlandën, Letoninë e Bullgarinë
Të martën paradite në Vjenë është tërhequr shorti për Kampionatin Evropian për hendbollistet deri 17 vjet që gjatë muajit gusht mbahet në Prishtinë.
“Në Evropianin B në Prishtinë do të paraqiten tetë ekipe kombëtare. Kosova U17 do të jetë në Grupin A së bashku me Finlandën, Letoninë dhe Bullgarinë. Ndërkohë në Grupin B do të garojnë Italia, Izraeli, Ukraina dhe Britania e Madhe”, thuhet në njoftimin e Federatës së hendbollit të Kosovës.
Sipas këtij njoftimi, ndeshjet në “W17 EHF Championship 2025” do të zhvillohen prej 4 deri më 10 gusht në kryeqendrën tonë.
Vajzat tona e kërkojnë suksesin në këtë kampionat kontinental.