Dardanet e reja mundin Shqipërinë në kualifikueset për EURO 2025

Dardanet e reja mundin Shqipërinë në kualifikueset për EURO 2025

Kombëtarja e Kosovës U-17 për vajza ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kampionatin Europian 2025.

Në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”, Dardanet U-17 triumfuan ndaj Shqipërisë, me rezultat 3:1.

Pjesa e parë nisi e barabartë, me të dyja skuadrat që u treguan të kujdesshme në mbrojtje. Kosova kaloi në avantazh me një penallti të saktë nga Statovci në minutën e 29-të, ndërsa Sinani shënoi golin e dytë për Kosovën në minutën e 41-të. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2 për Kosovën.

Në minutën e 77-të, Blerta Asllanaj shënoi golin e tretë për Dardabet, teksa Shqipëria arriti të shënojë në minutën e 88-të me golin e Luarit, por ky fik nuk ndikoi në epilogun e ndeshjes.

“Ndeshja e parë në çdo kompeticion është e vështirë, por ne arritëm ta dominojmë lojën. Kemi krijuar raste dhe I kemi konkretizuar ato. Fitorja gjithmonë është e mirë, tani jemi të fokusuara për ndeshjen ndaj Izraelit e cila edhe mund të na sjell kualifikimin në Ligën A. Sigurisht se do të jetë më e vështirë se sa me Shqipërinë por i kemi dy ditë kohë për rigjenerim dhe të përmirësohemi me stërvitje taktike aty ku me Shqipërinë kishim ngecje, për të qenë të gatshme për ndeshjen me Izraelin”, tha përzgjedhësja Sanije Krasniqi.

Të shtunën, Kosova do të luajë ndeshjen e dytë kundër Izraelit në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës.

Share This