Dardanet e nisi furishëm, deklasojnë Maqedoninë e Veriut

Dardanet e nisi furishëm, deklasojnë Maqedoninë e Veriut

Kombëtarja e Kosovës në futboll (Femrat) e ka nisur furishëm aventurën në Ligën e Kombeve.

Dardanet kanë triumfuar bindshëm prej 0-4 ndaj Maqedonisë e Veriut, të premten pasdite në Shkup.

Futbollistët e kombëtares sonë, gjatë terë lojës kanë dominuar në terren, duke krijuar më shumë raste dhe duke shënuar katër gola.

K.Biqkaj (6’, 49’), G.Fetahj (65’) dhe V.Metaj (67’), shënuan për fitoren e madhe të kombëtares sonë.

Kjo fitore është një motiv i madh për kombëtaren tonë para duelit të radhës kundër Letonisë, ndeshje kjo që do të luhet më 25 shkurt në ‘Fadil Vokrri’.

 

Share This