Dardanët: Djersë, vullnet, angazhim, rebelim, karakter dhe fitore, ua keni borxh miliona shqiptarëve

Dardanët: Djersë, vullnet, angazhim, rebelim, karakter dhe fitore, ua keni borxh miliona shqiptarëve

Pak orë para ndeshjes së Kombëtares së Kosovës në udhëtim tek Qipro, tifozët e zjarrtë të skuadrës sonë, kërkojnë angazhim maksimal nga të besuarit e Franco Fodës.

Qipro-Kosova do të ndeshen sonte në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Kombeve.

“Djersë, vullnet, angazhim, rebelim, karakter dhe fitore. Na i keni borxh këto sonte. Ua keni borxh miliona shqiptarëve dhe mijëra të tjerëve që nuk ju lanë kurrë vetëm. Dardanët gjithmonë janë dhe do të jenë përkrah jush. Forca Kosovë!”, thuhet në njoftimin e dardanëtks.

Share This