Dardan Jashari konfirmon zyrtarizimin në KF Prishtina e Re

Dardan Jashari konfirmon zyrtarizimin në KF Prishtina e Re

Futbollisti Dardan Jashari zyrtarisht është pjesë KF Prishtina e Re.

Jashari, i cili më parë ka qenë pjesë e disa skuadrave kosovare, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me KF Prishtina e Re.

“Kam kënaqësinë të ju njoftojë se kam arritur marrëveshje me skuadrën e KF Prishtina e Re. Jam i lumtur që do të përfaqësojë ngjyrat e kësaj skuadre për edicionin pranveror,  kurse shpresoj që do t’i arrijmë objektivat e përbashkëta të vendosura. Forca KF Prishtina e Re, na priftë e mbara!”, ka shkruar Jashari.

Share This